Uniforma me të cilën do të identifikohen u përzgjodh, por ajo nuk do të jetë e lirë për t’u blerë.
Me shumë se një pension i plotë do t’u duhet veteranëve të UÇK-së për ta bërë te veten kostumin e nderit, i cili kushton plot 350€.
Në çmim ndikon goxha edhe fakti se uniforma prodhohet në Turqi.
”Shkupi” ftoi të gjithë që mund të asistojnë të mobilizohen në blerjen e këtyre rrobave për krejt veteranët, të cilat, sipas tij, mund t’i veshin vetëm ish luftëtarët, ani se të gjithë tjerët kanë drejtë t’i blejnë. Për këtë është në hartim një draft-rregullore.
Shitja e kësaj uniforme, për të cilën komandant “Shkupi” thotë se punoi 3 vjet, nisi 3 muaj më parë./kk


























