Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të vendosen kufizime të përkohshme në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit, kufizimi do të vlejë në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak se temperaturat e parashikuara arrijnë mbi 32 gradë Celsius.
Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.
Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimet emergjente si dhe institucionet shëndetësore.
U bëjnë thirrje operatorëve dhe ngasësve që të respektojnë këtë masë dhe të planifikojnë lëvizjet në përputhje me orarin e përcaktuar.
Autoritetet kanë bërë të ditur se masa të tilla zakonisht aplikohen gjatë ditëve me temperatura ekstreme dhe mbeten në fuqi për aq kohë sa vazhdon vala e të nxehtit, me qëllim ruajtjen e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.


























