Një nga ushtarët e FSK-së që po qëndron tash e disa ditë në Turqi për t’u dalë në ndihmë popullit turk pas tërmetit vdekjeprurës atje, sot ka ditëlindjen.
Bëhet fjalë për instruktorin dhe udhëheqësin e lartë, Sabri Sada. Lajmin e bëri të ditur faqja e “Kosovo SAR International Training Centre” në Twitter.
Aty janë ndarë edhe disa fotografi, teksa FSK-ja po vazhdon t’i ndihmojë qytetarët pas tërmetit tragjik që ndodhi të hënën


























