Sinjalet nga Moska për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike në lidhje me negociatat për garancitë e sigurisë shtojnë optimizmin, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Kosova Post.
Në konferencën për shtyp para takimit dyditor të ministrave të mbrojtjes, Stoltenberg tha gjithashtu se aleatët janë të gatshëm për dialog me Rusinë.
“Të dëgjojmë shqetësimet e Rusisë, të shprehim tona, të diskutojmë marrëdhëniet Rusi-NATO, sigurinë në Evropë, përfshirë Ukrainën, transparencën kur bëhet fjalë për kontrollin e armëve”, tha ai.
Tutje shtoi Stoltenberg, se Aleanca “nuk sheh se ka pasur një de-përshkallëzimin në kufirin me Ukrainën”, dhe se ata vazhdojnë të monitorojnë situatën atje.
Ndërasa theksoi se “planet e mëtejshme për të forcuar krahun lindor të NATO-s do të varen nga situata në Ukrainë, tha ai.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, gjatë bisedës me presidentin rus Vladimir Putin, sugjeroi që të vazhdojnë bisedimet për garancitë e sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n.
Kujtojmë se më 17 dhjetor 2021, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë publikoi projekt-marrëveshjet me Shtetet e Bashkuara për garancitë e sigurisë, si dhe marrëveshjet për masat për të garantuar sigurinë e Rusisë dhe shteteve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Dokumenti përfshin, ndër të tjera, dispozita për mos-vendosjen e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi , duke hequr dorë nga zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s në vendet e ish-republikave sovjetike dhe duke reduktuar numrin e stërvitjeve ushtarake, shkruan sputnik. Në fund të janarit, Shtetet e Bashkuara dhe NATO i dërguan Moskës përgjigje me shkrim për propozimet e Rusisë për garancitë e sigurisë. Rusia tani po përgatit përgjigjen e saj./Kosova Post/