Një person që donte të hipte falas në metro në SHBA ka humbur jetën teksa tentoi të kalonte pengesat rrotulluese, transmeton KosovaPost.
Një person në qytetin e Nju Jorkut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u hodh nga rrotullimi të dielën teksa po përpiqej të kalonte pengesat për të hyrë falas në metro, ai kishte rënë në kokë dhe mbeti i vdekur.
Në ngjarjen e cila u pasqyrua në kamerat e sigurisë, personi që tentoi të hidhej nga rrotullimi i metrosë ka bërë disa tentativa kërcimi të pasuksesshme. Në tentativën e tij të fundit, 28-vjeçari duke tentuar të kalojë mbi kthesë, ka bërë salto dhe përplaset në kokë.
Ekipet mjekësore që kanë dalë në metro pas aksidentit kanë deklaruar se personi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa kanë theksuar se shkak i vdekjes mund të jetë thyerja e qafës.
Mësohet se çmimi i biletës së metrosë, me të cilën i ndjeri donte të udhëtonte falas, ishte 2.75 dollarë.