Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare Flora Brovina, mjeke, ish-deputete dhe veprimtare e njohur.
Brovina ishte e angazhuar për vite me radhë në jetën publike dhe politike të Kosovës, ndërsa gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte arrestuar dhe dënuar nga autoritetet serbe.
Ajo ka shërbyer për disa mandate si deputete në Kuvendin e Kosovës dhe ishte një nga figurat e njohura të skenës politike kosovare.
Lajmi për vdekjen e saj është bërë i ditur sot. Detaje të tjera lidhur me ceremoninë e varrimit pritet të bëhen të ditura gjatë ditës.


























