Në dokumentin jozyrtar të titulluar “Ballkani Perëndimor – rruga përpara”, i cili pretendohet se iu dorëzua Presidentit të Komisionit Evropian Charles Michel nga nga Kryeministri Slloven Janez Jansha në shkurt, përcjell Kosova Post.
Sipas kërij dokumenti jo zyrtar, kufijtë në zonën tonë pritet të jenë sipas parimit, Kosova bashkohet me Shqipërinë, me një status të veçantë për pjesën me shumicë të popullsisë serbe, duke ndjekur shembullin e Tirolit të Jugut, Republika Serbe nga ana tjetër bashkohet me Serbinë dhe shumica e kantoneve Kroate në BiH bëhen Kroaci.
Përmbajtja e pretenduar e dokumentit jo zyrtar “jo-letër” në lidhje me shpërbërjen e Bosnjë dhe Hercegovinës u shfaq në mediat sllovene dje, megjithëse në ditët e mëparshme, BE dhe Lubljana zyrtare kanë kanë përsëritur se një dokument i tillë nuk ekziston.
Sipas Portali “Pacenzurë” , theksohet se në atë dokument (jo-zyrtar) përmenden çështje të pazgjidhura të serbëve, shqiptarëve dhe kroatëve, duke vënë në theks se pas përfundimit të luftërave dhe Marrëveshjes së Dejtonit, çështjet kryesore kanë mbetur të hapura, dhe se përveç Turqisë dhe “disa politikanëve në favor të BiH, askush nuk është i kënaqur me situatën në këtë vend (BIH) ”
Ishte deklaruar gjithashtu se Serbia, Kroacia dhe Shqipëria aktualisht kanë qeveri të qëndrueshme dhe se politikanët janë të aftë të marrin vendime strategjike dhe të gjitha zgjidhjet e përmendura do të shpejtonin negociatat për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO, shkruan novosti.rs. Ndërkaq Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, është shprehur se nuk ka parë këtë iniciativë, prandaj tha ai se nuk ka çfarë të deklarohet./KosovaPost/