Ka përfunduar me barazim pa gola (0:0) takimi i raundit të tretë mes Izraelit dhe Kosovës në kuadër të grupit B3 të Ligës së Kombeve.
Gjatë pjesës së parë, ndeshja u luajt kryesisht në mesfushë, me Kosovën që mbante posedimin e topit dhe i afrohej golit por mungonte ai pasimi final, shkruan Arbresh.info.
Rastin më të rrezikshëm për Dardanët në pjesën e pati Lumbardh Dellova i cili goditi nga distanca por u ndal nga portieri izraelit.
Teksa edhe “vendasit” patën dy mundësi të mira por njëra shkoi jashtë e tjetrën e ndali gardiani dardan, Amir Saipi.
Pjesa e dytë nisi më mirë për Kosovën ku Muharrem Jashari rrezikoi me një goditje të fortë por nuk shkoi brenda.
Pas disa minutash një rast tjetër ideal pati Valmir Matoshi, por gjuajti jashtë.
Edhe Izraeli pati një mundësi të artë me sulmuesin e tyre, por portieri Amir Saipi ishte në vend.
Një tjetër rasti e pati mbrojtësi i krahut izraelit i cili goditi me kokë por shkoi jashtë.
Gjatë 10 minutave të fundit, Kosova rriti iniciativën sidomos me hyrjen e Edon Zhegrovës por mbrojtja e Izraelit ishte e hekurt.
Kësisoj dy kombëtaret morën nga një pikë. Pavarësisht barazimit Kosova mbetet e dyta me katër pikë, aq sa ka edhe Irlanda në pozitën e tretë. Kurse për Izraelin kjo ishte pika e parë.
Ndërkohë lidere e grupit është Austria me shtatë pikë. Ndeshja e radhës e Dardanëve është pikërisht ndaj austriakëve të dielën në Prishtinë.


























