Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës brenda 24 orëve.
Rastet janë raportuar në Fushë Kosovë, Prizren dhe Istog, shkruan Kosova Post.
“Fushë Kosovë 16.08.2021-14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare – bashkëshorten e tij, të njëjtën e kishte kanosur me një mjet të mprehtë-thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren 16.08.2021 -10:50 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur verbalisht bashkëshorten e tije kosovare dhe familjarët e saj. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Istog 16.08.2021 -14:14 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht viktimën femër kosovare -kunatën e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”/KosovaPost/