Policia njofton se një këmbësor është goditur nga vetura në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, këmbësori i goditur është në gjendje të rëndë.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësori mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor dhe gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.