Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i dha të mërkurën një përshëndetje të ngrohtë lamtumirëse Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel. Ai e falënderoi “Zonjën e Hekurt” që e mbajti Evropën të bashkuar gjatë kohës së krizave.
Duke e mirëpritur zonjën Merkel në rajonin e njohur për prodhimin e verës, Burgundy, e jo në darkë formale shtetërore në pallatin presidencial në Paris, ku politikania gjermane është takuar me katër presidentë francezë, Macroni e falënderoi Merkelin për durimin e saj me të dhe për mësimet që ia ka dhënë, shkruan France24.
“Që nga koha kur ju jeni bërë kancelare, Franca ka mësuar që t’ju njohë dhe t’ju dojë”, i tha Macroni Merkelit përderisa ia dhuroi shpërblimin më të lartë, Legjionin e Nderit.
Në internet janë publikuar pamje nga takimi, ku dy udhëheqësit shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke u përqafuar e duke i mbajtur duart së bashku.g.e.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) November 3, 2021