Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se të gjithë duhet të gëzohen për Ligjin për çmimin e barnave.
Sipas tij, ky ligj është dashur të bëhet shumë më herët sepse sipas tij, kështu kursehen me mijëra para nga xhepat e qytetarëve.
Ai ka thënë se qeveria PAN-it nuk e ka miratuar asnjë ligj për Ministrinë e Shëndetësisë.
“Dje ishte një lajm i mirë për Kosovën. U bë më në fund ligji për çmimin e barnave. Këtij ligji duhet t’i gëzohet secili qytetar. Kisha pas qejf që ky ligj të bëhet më herët, por fatkeqësisht nuk është bërë”.