Sot Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar punimet në ditën e dytë të punëtorisë, ku të pranishëm kanë qenë edhe kryetari i partisë, Albin Kurti e Sekretari Organizativ, Alim Rama.
Përmes një postimi në Facebook, VV ka thënë se vizioni qeverisës, qyteti për publiken, qytetari në qendër, urbanizmi progresiv kanë qenë temat që janë diskutuar.
Postimi i plotë:
Kanë vazhduar punimet në ditën e dytë të punëtorisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Prishtinë. Gjatë ditës së sotme, përveç Kryetarit të Qendrës, Arben Vitia, të pranishëm ishin edhe Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti dhe Sekretari Organizativ, Alim Rama.
Vizioni qeverisës; Qyteti për publiken; Qytetari në qendër; Urbanizmi progresiv; – ishin tema ku u fokusuan diskutimet tona dy ditore. Viti që shkoi i dha Prishtinës një opozitë të re. Formë e re e opozitës.
Krahas kësaj, në këtë vit do t’i shtojmë aktivitetet tona sepse nevojat po shtohen. Me zgjedhjet e reja në Organizatën tonë ne kemi krijuar struktura të reja të cilat do të jenë afër qytetarëve.