Ka votuar kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, në shkollën “Ali Sokoli”, në Prishtinë.
Pas votimit, Haradinaj, i cili është kandidat për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën fituese, ka vlerësuar se procesi ka filluar mirë. Ai ka ftuar qytetarët të dalin dhe votojnë.
“Procesi ka filluar mirë, në përjashtim të votave me kusht me disa vonesa. Hana dhe Gjini votojnë për herë të parë. Nëna Rukë ka votuar në Gllogjan. Dilni të votoni. Kosova ka nevojë për votën tuaj. Na priftë e mbara”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ishte shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita, ndërsa për herë të parë në një proces zgjedhor morën pjesë edhe fëmijët e tij, Gjini dhe Hana, të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese të votës.rtk.


























