Aleksandar Vuçiq, i cili së fundmi ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë, ka folur për CNN lidhur me zhvillimet politike në vend, zgjedhjet e ardhshme, por edhe për varrimin e ish-komandantit të forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq.
Duke folur për varrimin e Mlladiqit dhe reagimet që pasuan, Vuçiq ka thënë se nuk sheh arsye që Serbia të japë shpjegime apo të arsyetohet për këtë çështje.
“Nuk shoh pse duhet të arsyetohemi; nuk kemi bërë asgjë të keqe”, ka deklaruar Vuçiq për CNN.
Mlladiqi, i dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, ka qenë një prej figurave kryesore të forcave serbe të Bosnjës gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.


























