Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion në Serbi (BIA), Aleksandër Vulin, ka njoftuar sot se ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme, duke thënë se “SHBA dhe BE po kërkojnë kokën e tij si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë”.
“Unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe”, ka shkruar Vulin, shkruan tanjug, transmeton lajmi.net.
Siç tha ai në njoftim, presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe Serbia po përballen me kërcënime dhe shantazhe që mund të krahasohen vetëm me “ultimatumin austro-hungarez të vitit 1914”.