Kosova ka mijëra aleatë e partnerë, por nuk e ka ndihmën dhe mbështetjen sikur të mërgatës që ndodhet jashtë dhe brenda kombit.
Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës Albin Kurti në organizimin e veçantë për mërgatën nga partia që ai drejton, Lëvizja Vetëvendosje, sonte me temën “Lëvizja me mërgatën”.
Ai ka ftuar diasporën të vizitojnë Kosovën sa më shpesh që munden dhe të lidhen me njëri-tjetrin, duke thënë se “nuk ka kush që t’i ndajë.”
Fjalët thumbuese ndaj qeverive të kaluara nuk munguan as në këtë takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Edhe vera ka qenë dimër. Buxheti i shtetit zhvatej. Në vend se të punohet toka bujqësore, privatizohej për centë”, tha Kurti.