Shkencëtari, përkatësisht biologu nga Kosova Halil Ibrahimi, javë më parë tregoi se e ka zbuluar një insekt të ri, unik për llojin e tij, ndërsa e kishte emëruar “Potamophylax coronavirus”, shkruan Kosova Post.
Emërimi sipas pandemisë “Coronavirus”, duket që e ka bërë të famshëm këtë lloj, duke e shtyrë edhe Washington Post-in e Associated Press (AP), të raportojnë për këtë rast.
Pikërisht sot Washington Post në artikullin “Kosovar biologist calls newly found insect after coronavirus”, i kushton vëmendje këtij zbulimi, ndërsa AP, e transmeton atë.
Profesor Ibrahimi parafrazon një faqe spanjolle duke thënë se: “Potamophylax coronavirus është me gjasë lloji më i famshëm i insekteve ujore në botë.”
Për më shumë, shihni fotot:
Ndërsa ka njoftuar për këto raportime, Ibrahimi ka shtuar se ai dhe ekipi ndihen krenarë “që e kemi nxjerrë këtë lloj nga anonimiteti, dhe shpresoj që kjo do të kontribuojë edhe në ruajtjen e tij dhe të lumenjve në Kosovë.”/KosovaPost/