Kryetar i Degës së LDK-së në Obiliq, Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda LDK-së, përcjell KosovaPost.
Sipas tij, kjo vjen pasi deputetët e LDK-së nuk e votuan Projektligjin për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
“Mosvotimi nga LDK-ja i ligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ka shkaktuar indinjatë të thellë tek anëtarësia e Degës së LDK-së në Obiliq, përfshirë grupin tonë të asambleistëve. Këtë dhimbje dhe indinjatë e ndaj edhe unë. Si kryetar i Degës, e ndiej për detyrë t’i përgjigjem me qëndrim të qartë dhe me përgjegjësi personale”, ka shkruar ai në Facebook”.


























