Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme rreth votimeve në Kuvend për Specialen dhe rreth Kuvendit të Kosovës, përcjell Kosova Post.
“Nuk ka subjekt politik më konsistent se Lëvizja VETËVENDOSJE! Ballëhapur përpara secilës temë. Edhe karshi Gjykatës Speciale. Protestuam me kohë, ngritëm alarmin kur duhej, treguam me vakt. Sot, sërish ballëhapur, votuam PËR në propozimin e atyre që më 2015 nuk na dëgjuan. E ju goditni! Goditni deputetët e LVV-së, ushtarët e UÇK-së, të burgosurit politikë, vëllezërit e dëshmorëve. Ndërgjegjja jonë politike është e pastër. Si loti”, ka shkruar ai në Facebook.


























