Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, i ka kërkuar ndihmë Bullgarisë në riparimin e pajisjeve ushtarake, të cilat kanë mbetur të dëmtuara në luftën e vazhdueshme të Rusisë.
CNN shkruan se ambasadori i Ukrainës në Sofje Vitaly Moskalenko ka paraqitur një letër nga Zelensky drejtuar Parlamentit të Bullgarisë. Presidenti ukrainas thotë se autoritetet në Kiev shpresojnë se Bullgaria do ta ndihmojë vendin dhe do të vazhdojë të ndihmojë ukrainasit që ikin nga lufta.
Gjithashtu Zelensky thotë se shpreson që bashkëpunimi energjik mes dy vendeve dhe eksporti i energjisë elektrike dhe gazit nga Ukraina në Bullgari do të vijojë.