Në qendër të Beogradit janë vendosur posterë fotografinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe me mbishkrimin “terrorist i NATO-s”.
Këto posterë janë nënshkruar nga organizata e krahut të djathtë “Lëvizja Konservatore Nashi”. Më 22 janar ato u vendosën në oborrin e televizionit N1 në Beograd, por edhe në hyrje të zyrës së gazetës Danas.
Në fund të vitit të kaluar, stafi i gazetës Danas mori kërcënime me vdekje, duke thënë se atyre do t’iu ndodhte njësojë sikurse gazetarëve të revistës satirike franceze Charlie Hebdo, që u vranë gjatë sulmit terrorist të vitit 2015.
Ukraina nuk është pjesë e NATO-s, ndonëse ka shprehur aspirata që t’i bashkohet kësaj aleance ushtarake.