Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po zgjerohet, përcjell KosovaPost.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, njoftoi se nga tetë porta që ishin deri më tani, aerporti do t’i gjithsejt 12 porta, me një sipërfaqe shtesë prej 1 mijë e 200 m2.
“Për të gjithë udhëtarët që fluturojnë përmes tij e veçanërisht për kushte më të mira edhe për diasporën tonë në udhëtimet e tyre”, tha Bislimi.
Numri dy i qeverisë bëri të ditur se këtë javë u mbajt ceremonia e inagurimit të punimeve të fundit.