Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Blerta Deliu nga PDK:Është e qartë që Kushtetuta është shkelur, është shkelur aktgjykimi final i Gjykatës Kushtetuese

    Deklaratat e Vuçiqit presion mbi serbët e Kosovës

    BDI-ja e Ali Ahmetit kërkon zgjedhje të reja në Maqedoni të Veriut

    CNN:“Majat e Ballkanit”, shtegu spektakolar që lidh Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi

    SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Shoferi shoqërohet në polici pas dyshimeve për kontrabandim migrantësh

    Në Hajvali të Prishtinës, dyshohet se një grua është shtyrë nga shkallët nga bashkëshorti i saj

    BQK thirrje qytetarëve për SMS mashtruese: Qytetarët duhet të shmangin klikimin në lidhje të panjohura

    PDK-ja mblidhet për të gjashtën herë te Qeveria, aksionit i bashkohen edhe deputetët e Aleancës

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Zllatan Ellek, kryetar i ri i Listës Serbe

24 Tetor 2023, 14:08
në Kryesore, Lajme
Zllatan Ellek, kryetar i ri i Listës Serbe
Share on FacebookShare on Twitter

Zllatan Ellek është zgjedhur njëzëri kryetar i ri i Listës Serbe në Kosovë. Ellek është ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut.

Ai u zgjodh gjatë një votimi të hapur në seancën e Kuvendit të Listës Serbe të mbajtur të martën në Mitrovicën e Veriut, ku Lista Serbe zgjodhi edhe kryesinë e re. Lider i Listës Serbe deri më tani ishte Goran Rakiq.

Ndërkaq, nënkryetarë të rinj të Listës Serbe janë zgjedhur Dragisha Milloviq, zëvendësdrejtor i spitalit në Mitrovicën e Veriut, Igor Zaporozhac, kryetar i Komunës paralele serbe në Mitrovicën e Veriut, Tanja Vujoviq, dekane e Fakultetit Ekonomik, Dalibor Jevtiq, kryetar i Komunës së Shtërpces, dhe Dragana Antonijeviq, ish-deputete në Kuvendin e Kosovës dhe drejtoreshë e Qendrës së Studentëve në Mitrovicën e Veriut.

Kjo parti njoftoi se Ellek gjatë takimit theksoi se në periudhën e ardhshme Lista Serbe do të jetë “strumbullari rreth të cilit do të mblidhet populli serb në Kosovë”, dhe se “të gjitha vendimet e rëndësishme politike do të merren gjithmonë në koordinim me Beogradin zyrtar dhe në interesin e mbarë popullit serb”.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Këto ndryshime në lidershipin e partisë po bëhen pas ngjarjeve në Banjskë afër Zveçanit në veri të Kosovës më 24 shtator, kur një grup i armatosur serb sulmoi policinë e Kosovës dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Pesë ditë më vonë, nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, mori përgjegjësinë për këtë sulm dhe dha dorëheqjen nga ajo pozitë. Ai është duke u hetuar, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi.

Këto ndryshime pasojnë gatishmërinë e Listës Serbe, të shprehur më 13 tetor, për të marrë pjesë në zgjedhje nën organizimin e institucioneve të Kosovës në komunat në veri, pasi i kishte bojkotuar ato në prill të vitit 2023. Në atë kohë, në katër komuna në veri, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq ishin zgjedhur kryetarë shqiptarë.

Zgjedhjet e prillit u mbajtën pas tërheqjes kolektive të zyrtarëve serbë nga institucionet lokale dhe qendrore në nëntor të vitit 2022, për shkak të pakënaqësive me një vendim të Qeverisë së Kosovës që kishte të bënte me riregjistrimin e targave ilegale serbe në ato RKS-Republika e Kosovës.

Miodrag Marinkoviq nga organizata joqeveritare Qendra për Veprime Afirmative Sociale, beson se personat e rinj në Listën Serbe nuk do të thonë “praktikisht asgjë” dhe beson se kjo parti me siguri do të mbetet me ndikim për shkak të mbështetjes së Beogradit.

“Këtë mund ta shohim nga qeverisja e Partisë Progresive Serbe në Serbi, në të cilën njerëzit drejtues në parti zëvendësohen, sepse janë diskredituar nga një sërë aferash. Mendoj se po kjo po i ndodhë Listës Serbe. Është vetëm një tentativë ‘ribrendimi’ por jo një ndryshim thelbësor”, shprehet ai.

Edhe politikani serb nga Graçanica, Branimir Stojanoviq, beson se çdo ndryshim brenda Listës Serbe do të jetë formal, gjegjësisht nuk do të sjellë “ndryshime thelbësore”.

“Prandaj është e rëndësishme që populli ynë të kuptojë se mjaft është me këtë formalitet… besoj se njerëzit tanë do ta vlerësojnë shumë mirë se të gjitha ndryshimet që do të ndodhin, janë thjesht ‘larje’ e një mekanizmi korruptiv, që është vështirë të ndryshohet”, tha Stojanoviq në një deklaratë për REL-in.

Stojanoviq dhe aktivisti politik nga veriu i Kosovës, Millija Bishevac, po formojnë një parti të re që do të jetë “alternativë e Listës Serbe”.

Bëhet fjalë për partinë Lëvizja Popullore Serbe, e cila, sipas Stojanoviqit, do të veprojë dhe do të “përfaqësojë interesat e serbëve në të gjitha mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë”.

Lista Serbe u formua me mbështetjen e Beogradit në vitin 2013 dhe që atëherë merr pjesë në të gjitha institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës, ndërsa pothuajse ka eliminuar partitë tjera opozitare.

Një numër i madh i serbëve në Kosovë janë të punësuar në institucionet serbe, gjegjësisht ekzistenca e tyre varet nga pagat që ua siguron Beogradi.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Blerta Deliu nga PDK:Është e qartë që Kushtetuta është shkelur, është shkelur aktgjykimi final i Gjykatës Kushtetuese

Blerta Deliu nga PDK:Është e qartë që Kushtetuta është shkelur, është shkelur aktgjykimi final i Gjykatës Kushtetuese

44 minuta më parë
Deklaratat e Vuçiqit presion mbi serbët e Kosovës

Deklaratat e Vuçiqit presion mbi serbët e Kosovës

1 orë më parë
BDI-ja e Ali Ahmetit kërkon zgjedhje të reja në Maqedoni të Veriut

BDI-ja e Ali Ahmetit kërkon zgjedhje të reja në Maqedoni të Veriut

1 orë më parë
CNN:“Majat e Ballkanit”, shtegu spektakolar që lidh Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi

CNN:“Majat e Ballkanit”, shtegu spektakolar që lidh Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH