Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka vizituar sot një prodhues vendor të mollëve dhe lëngjeve, Zlatko Sekuliq, banor i Leshakut në komunën e Leposaviqit, përcjell Kosova Post.
Ja postimi i tij i plotë:
“Z. Sekuliq është ndër prodhuesit e rrallë në rajon të rrjetave mbrojtëse nga breshëri.
Qindra hektarë në Kosovë janë mbrojtur nga produkti i tij. Poashtu është prodhues i zellshëm i mollës së cilësisë së lartë, reushit dhe lëngjeve.
Lista Serbe e ka përjashtuar nga puna në shkollë, sepse zotëriu nuk ka hezitim të jetojë si qytetar i ndërgjegjshëm i Kosovës”, ka shkruar Arbër Vokrri në faqen personale në Facebook.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.