Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Dorëzohet kallëzim penal ndaj ministres Arbërie Nagavci

    VV pranon president konsensual, Nagavci: Nuk mund të them sot se do të qeverisim me një parti tjetër

    Zvicra mposht Kanadanë, siguron vendin e parë në grupin B

    Zvicra mposht Kanadanë, siguron vendin e parë në grupin B

    Ferati për Përparim Ramën: Nuk është në shërbim të LDK-së kur ditën e zgjedhjeve postoi fotografi me Elmi Reçicën

    Ferati për Përparim Ramën: Nuk është në shërbim të LDK-së kur ditën e zgjedhjeve postoi fotografi me Elmi Reçicën

    Prokuroria dhe Policia sekuestrojnë rreth 60 kilogramë substancë n@rkotike dhe arre*stojnë katër persona të dyshuar

    Gjendet i vdekùr një i mitur në Gjakovë

    MMPH: Deponitë sanitare do të pranojnë mbeturina nga qytetarët

    MMPH: Deponitë sanitare do të pranojnë mbeturina nga qytetarët

    Begaj dekreton ministrat e rinj

    Presidenti Begaj reagon për protestat

    Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese

    Basha: Ak*sidenti në autostradë nuk u shkaktua nga gjendja e rrugës

    Kurti: Vullneti i popullit të përkthehet në institucione funksionale

    Kurti: Vullneti i popullit të përkthehet në institucione funksionale

    Albin Kurti si Henri Kisinxheri, mbron interesin nacional dhe shtetëror të Kosovës

    Kurti: Vullneti i popullit të përkthehet në institucione funksionale

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Zyrtarët e Listës Serbe në festën jokushtetuese në Banjallukë, reagon Qeveria e Kosovës

13 Janar 2023, 22:13
në Lajme
Zyrtarët e Listës Serbe në festën jokushtetuese në Banjallukë, reagon Qeveria e Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Në festën, të cilën entiteti i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska (RS) e feston me këmbëngulje – ndonëse është jokushtetuese – të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e partisë udhëheqëse të serbëve të Kosovës, Lista Serbe.

Ndërkohë që lideri i Republikës Srpska në Banjallukë, Millorad Dodik, më 8 janar po shpallte vendimin për dekoratën për presidentin rus, Vladimir Putin, i cili është izoluar nga pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, përfaqësuesit e Listës Serbe nuk ishin ulur në rreshtin e parë.

Ky rresht ishte rezervuar për mysafirët që përfaqësonin autoritetet e Serbisë. Ndërkaq, në rreshtin e tretë ishin ulur Dragisha Milloviq, Vuçina Jankoviq dhe Ivan Todosijeviq.

Këta tre zyrtarë të Listës Serbe janë të angazhuar në institucionet serbe në veri të Kosovës, të cilat konsiderohen paralele dhe jolegale nga autoritetet në Prishtinë.

Milloviq është zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, Vuçina Jankoviq është kryetar i “Rrethit administrativ të Mitrovicës së Kosovës” që punon në sistemin serb, ndërsa Ivan Todosijeviq është kryetar i Organit të përkohshëm komunal në Zveçan, i cili gjithashtu financohet nga Beogradi.

Pesë ditë më vonë, duke iu përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë (REL), Qeveria e Kosovës theksoi se pjesëmarrja e Listës Serbe në festën e organizuar në Republikën Srpska, është dëshmi e fuqishme se Serbia ndërhyn në “punët e brendshme të vendeve fqinje përmes tentakulave të saj – siç është Lista Serbe”.

Ekzekutivi kosovar shtoi se zyrtarët e Listës Serbe gjithnjë e më shumë po lëvizin në “rrugë të paligjshme dhe antikushtetuese”.

“Nga barrikadat ilegale në Kosovë në ngjarjet antikushtetuese në Bosnje e Hercegovinë. Nga ‘Asociacioni i barrikadave’ te Republika Srpska. Nga lufta kundër të rendit dhe ligjit në Kosovë te nderimi i presidentit të Rusisë, Putin”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai po ashtu vlerësoi se prania e ish-kryetarëve të komunave në ceremoninë e 8 janarit në Republikën Sërpska, mund të interpretohet si shprehje e projeksionit për realizimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashihet të formohet në përputhje me marrëveshjen e arritur në negociatat e Brukselit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Por, Qeveria e Kosovës e kundërshton këtë, ndër të tjera, për shkak të rrezikut që bashkimi institucional i dhjetë komunave ku jeton popullata shumicë serbe do të bartte me vete rrezikun e krijimit të një entiteti që do të destabilizonte Kosovën, si për shembull: pozita që ka Republika Sërpska brenda Bosnje e Hercegovinës, që është një nga faktorët kufizues të funksionimit të atij shteti.

Rolet në institucionet e Kosovës

Milloviq, Jankoviq dhe Todosijeviq deri vonë ishin të angazhuar edhe në institucionet e Kosovës.

Dragisha Milloviq ishte kryetar i Komunës së Zveçanit, sipas sistemit të Kosovës. Por, në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, ai dha dorëheqjen si pjesë e dorëheqjes kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës në veri të vendit, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me ri-regjistrimin e automjeteve me targa të Serbisë në ato të Kosovës.

Vuçina Jankoviq, gjithashtu ishte kryetar i Komunës së Zveçanit deri në tetor të vitit 2021, ndërsa Ivan Todosijeviq ishte pjesë e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë u përpoq të merrte komentet nga Milloviq, Jankoviq dhe Todosijeviq për pjesëmarrjen e tyre në festimin e Ditës së Republika Sërpska, por pa sukses.

Lista Serbe, nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me pjesëmarrjen e zyrtarëve të saj në festën në Banjallukë, më 8 janar, në prag të paradës së organizuar në Sarajevën lindore.

Lista Serbe, që nga themelimi i saj në vitin 2013, ka marrë pjesë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës. Ajo gëzon mbështetjen e autoriteteve në Serbi dhe aktualisht ka nëntë deputetë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa postin ministror e humbi pasi kryetari i partisë, Goran Rakiq, dha dorëheqje.

Pse është e kontestueshme prania e Listës Serbe në festë?

Republika Srpska e shënon 9 janarin, si datën në të cilën, në vitin 1992 u shpall Deklarata për Republikën e popullit serb, si njësi e pavarur në Bosnje e Hercegovinë, me qëllim që t’i bashkohej Jugosllavisë.

Dy muaj më vonë, u mbajt referendumi i njohur ndërkombëtarisht për pavarësinë e Bosnje e Hercegovinës, ndërkaq katër muaj më vonë, kjo ish-republikë jugosllave u zhyt në gjakderdhjen që zgjati për tre vjet e gjysmë.

Kjo festë kontestohet nga institucionet e Bashkimit Evropian, Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje e Hercegovinë (OHR) dhe vendet perëndimore, sepse festimi i 9 janarit për ta paraqet një sulm ndaj Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës dhe Marrëveshjes së Dejtonit për paqe.

Gjithashtu, gjesti i dhënies së dekoratës për Putinin në atë ditë, u dënua nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Vendimi i Millorad Dodikut për t’i ndarë dekoratë Vladimir Putinit, personit që nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës që ka rezultuar me vdekjen e mijëra civilëve dhe shkatërrim masiv të infrastrukturës, është vendim që dënohet. Vendimi ishte në kundërshtim me vlerat e komunitetit euroatlantik dhe të rendit ndërkombëtar”, u tha në deklaratën e Ambasadës amerikane në Sarajevë të publikuar më 9 janar.

Lidhjet e Listës Serbe me Republikën Srpska

Politologu Ognjen Gogiq tha se marrëdhënia e ngushtë mes Listës Serbe dhe Republika Srpska është inkurajuar nga Beogradi dhe se ka vite që po zhvillohet.

Ai shtoi se prezenca e përfaqësuesve politikë të serbëve nga Kosova në festën e Ditës së Republikës Srpska nuk është diçka e re, por theksoi se këtu bëhet fjalë edhe për politikën e “unitetit serb”, të cilën e promovon Beogradi zyrtar.

“Si pjesë e kësaj, është paraqitur ngjarja në Sarajevën lindore [festimi i Ditës së Republikës Srpska], ku ishin të pranishëm përfaqësues të Qeverisë së Malit të Zi, nga Kosova dhe Serbia. Pra, këtu demonstrohet uniteti serb”, tha Gogiq.

Ai gjithashtu theksoi se politika e Republikës Srpska ndaj Rusisë dhe Vladimir Putinit nuk e ka mbështetjen e plotë të Beogradit.

“Në këtë pikë Serbia po balancon, ka dënuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, është kundër luftës, por nuk dëshiron të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Ajo që ndodhi, që iu nda dekorata [Vladimir Putinit] është më shumë politikë e Republikës Srpska. Ai [Millorad Dodik] u nxori telashe Serbisë dhe serbëve të Kosovës. Serbia dhe Lista Serbe nuk kanë nevojë fare për një gjë të tillë, një qëndrim kaq i hapur në anën e Putinit”, tha ai.

Gogiq shtoi se “shpërthimet” e udhëheqjes së Republikës Srpska duhet të tolerohen për shkak të marrëdhënieve të ngushta, por jo “pse ata nuk kanë simpati për Putinin, por sepse politika zyrtare është të mos e mbështesin hapur”.

Lidhjet e Listës Serbe me Rusinë

Spekulimet për përfshirjen e shërbimeve ruse në ngjarjet e fundit në Kosovë nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por disa burime nga institucionet e sigurisë së Kosovës kanë thënë për REL-in se pjesëtarë të shërbimeve dhe organizatave ruse janë përfshirë në krizën e fundit në veri të Kosovës. Moska ka mohuar akuzat për përfshirjen e saj në ato ngjarje.

Në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar, serbët lokalë ngritën barrikada për shkak të arrestimit të bashkëkombësit të tyre Dejan Pantiq, të cilin autoritetet kosovare e akuzuan për pjesëmarrje në sulmin mbi objektin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës. Ndërkohë, Pantiqit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak dhe barrikadat janë hequr.

Në vitin 2017, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, së bashku me drejtorin e atëhershëm të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, u takuan me sekretarin e përgjithshëm të partisë ruse në pushtet, Rusia e Bashkuar, Sergei Zheleznyak.

Rusia e Bashkuar e ka mbështetur zyrtarisht Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të Kosovës në vitin 2017, si dhe për pjesëmarrjen e saj në institucionet e Kosovës.

Për më shumë, përfaqësuesit e Rusisë kanë qenë të pranishëm në barrikada, të cilat janë vendosur në veri të Kosovës, që nga viti 2011.

Në vitin 2011, Rusia dërgoi “ndihma humanitare” për serbët në barrikada, në shenjë mbështetjeje. Paraprakisht, ambasadori i atëhershëm i Rusisë në Beograd, Aleksandar Konuzin, kishte vizituar personalisht barrikadat në veri të Kosovës së bashku me Misha Vaçiqin, i cili themeloi lëvizjen “E djathta serbe”, në vitin 2017./rel/

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Dorëzohet kallëzim penal ndaj ministres Arbërie Nagavci

VV pranon president konsensual, Nagavci: Nuk mund të them sot se do të qeverisim me një parti tjetër

7 orë më parë
Zvicra mposht Kanadanë, siguron vendin e parë në grupin B

Zvicra mposht Kanadanë, siguron vendin e parë në grupin B

7 orë më parë
Ferati për Përparim Ramën: Nuk është në shërbim të LDK-së kur ditën e zgjedhjeve postoi fotografi me Elmi Reçicën

Ferati për Përparim Ramën: Nuk është në shërbim të LDK-së kur ditën e zgjedhjeve postoi fotografi me Elmi Reçicën

8 orë më parë
Zvicra dyfishon epërsinë ndaj Kanadasë

Zvicra dyfishon epërsinë ndaj Kanadasë

8 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH