Ish-Përfaqësuesi Special i Uashingtonit për Sirinë James Jeffrey tha se deklarata e Departamentit amerikan të Shtetit mbi masakrën në Gara ishte “çmenduri”, transmeton Kosova Post.
Ka kaluar një javë që kur organizata separatiste terroriste PKK masakroi 13 shtetas turq në një shpellë në rajonin Gara në veri të Irakut.
“Nëse konfirmohen raportet se vdekjet e civilëve turq u kryen nga organizata terroriste PKK, ne e dënojmë atë në termat më të fortë të mundshëm”, kishte thënë Uashingtoni pas incidentit.
“Nuk mund të gjej një mënyrë të thjeshtë për të shpjeguar deklaratën e parë budallaqe të Departamentit amerikan të Shtetit”, tha ish-Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Sirinë James Jeffrey, i cili tha se u trondit kur e lexoi atë.
“Ajo që ndodhi tregon papërvojën e ekipit të ri. Këto janë gjëra që jemi mësuar t’i shohim në administratat e reja,” tha diplomati amerikan, ndërsa shtoi se kjo ishte “Një deklaratë e pamenduar mirë. Prandaj, unë kërkoj falje”.
James Jeffrey gjithashtu tërhoqi vëmendjen në takimin e ministrit të Jashtëm Mevlut Çavusoglu me homologun e tij amerikan Antony Blinken.
Ai rikujtoi se Departamenti i Shtetit ka korrigjuar shpejt gabimet e tij, duke theksuar se ky është një zhvillim i mirë.trt