Ministri në detyrë për Punën, Familjen dhe Vlerat e UÇK-së, Andin Hoti, ka përkujtuar ngjarjet e 21 majit 1999 në fshatin Stagovë të Kaçanik, ku forcat serbe vranë 13 civilë shqiptarë, gra, burra dhe fëmijë, përfshirë 7-vjeçarin Fitim Gudaqi përcjell KosovPost.
Në mesin e martirëve janë Baki Bela, Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi dhe Brahim Dashi, ndërsa në përpjekje për mbrojtjen e civilëve ra dëshmori Ekrem Gudaqi.
Ai theksoi se përveç vrasjes së civilëve, forcat serbe dogjën dhe shkatërruan fshatin.
“Lavdi martirëve të Stragovës. Ne nuk i harrojmë krimet e kryera nga Serbia. Pa drejtësi nuk ka paqe,” thuhet në postimin e Hotit.


























