Prishtinë- Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme plenare ka zgjedhur Justina Shiroka-Pulën për Presidente të Kosovës.
Shiroka-Pula mori postin e Presidentes me 81 vota për.
Kundërkandidate e Shiroka-Pulës ishte Eliza Hoxha e cila mori një votë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Pasi arriti në Kuvend, Shiroka-Pula dha betimin si presidente e vendit. E më pas u intonua himni shtetëror.
Procedura për zgjedhjen e presidentit nisi para se të skadonte afati kushtetues i vendosur nga Gjykata Kushtetuese, ndërkaq votimi përfundoi pas mesnatës.
Pas propozimit të dy kandidateve, Komisioni për Legjislacion u mblodh për të shqyrtuar kandidaturat.
Kryetari i Komisionit, Vigan Qorrolli konstatoi se kandidatet Justina Shiroka-Pula dhe Eliza Hoxha i plotësojnë kushtet dhe mund të procedohet me votim.
Më tej, deputetët votuan Komisionin Zgjedhor dhe pasoi votimi nga deputetët.


























