Në prag të fillimit të dialogut me Prishtinën në Bruksel, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se ishte i gatshëm dhe mirënjohës ndaj ekipit serb, si dhe ndjente një përgjegjësi të madhe për bisedimet e ardhshme.
“Një minutë deri në fillimin e dialogut me ekipin shqiptar në Bruksel. Gati dhe mirënjohës për të gjithë në ekipin serb për forcën, energjinë dhe mbështetjen e tyre”.
“Nuk mendoj se i kam ngrënë ndonjëherë këto 9 gramë sallatë frutash dhe 3 biskota, jo sepse nikoqiri nuk bëri përpjekje, por sepse ndiej një përgjegjësi të madhe për bisedat e ardhshme” shkruan Vuçiq në Instagram.
Ky është ballafaqimi i dytë në Bruksel i tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.