Pas vizitës në Austri, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua me kancelarin austriak Karl Nehammer, me ç’rast dha edhe një intervistë për RTK, shkruan KosovaPost.
Deklarata e kancelarit se Austria ofron mbështetje për të dërguar tutje dialogun Kosovë-Serbi, përmes një urë-lidhëse, kryeministri e konfirmojë se Austrija e ka shprehur gatishmerinë e saj.
“Austria e shpreh gatishmerinë e saj përmes kancelarit Nehammer për angazhim të metutjeshëm mbase edhe shtesë, por natyrisht se vendi ku zhvillohet dialogu është Brukseli, pra Austria është edhe në Bruksel dhe përvoja e Austrisë me negociatat me konferencat e ndryshme të paqes e historisë sigurisht se është mbase edhe unike dhe tepër e vlefshme. Ky është vendi se ku është mbajtur kongresi i Vjenës në vitin 1815 pas luftërave të Napoleonit ky është edhe vendi siç e dimë ku janë mbajtur bisedimet për statusin e Kosovës në vitet 2006-2007”, tha Kurti.
Tutje, Kurti shtoi: “Andaj padyshim se kontributi i Austrisë për normalizimin në mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër është më shumë se sa thjesht një kontribut i një shteti anëtari i Bashkimit Evropian”, përfundoi kryeministri./KosovaPost/