Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    163 sportistë, 21 sporte – Kosova bëhet gati për Taranto 2026, Kurti: Uroj sa më shumë medalje

    163 sportistë, 21 sporte – Kosova bëhet gati për Taranto 2026, Kurti: Uroj sa më shumë medalje

    100 mijë euro të padeklaruara kapen në Dheu të Bardhë

    100 mijë euro të padeklaruara kapen në Dheu të Bardhë

    Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

    Nga 1 qershori kompanitë e mëdha zgjedhin vet furnizuesin me energji elektrike

    Incident në KEK, një punëtor lënďohet rëndë

    Flamuri në duart e kampionëve, delegacioni niset drejt Tarantos

    Flamuri në duart e kampionëve, delegacioni niset drejt Tarantos

    Tre policë të lënduar nga su*lmi, arr*estohet i dyshuari

    Arresťohen dy shtetas të huaj në Prishtinë, dyshohet se ushtronin veprimtari ortoprotetike pa licencë

    Dogana e Kosovës zbulon 63,400 euro të padeklaruara në Merdare

    Dogana e Kosovës zbulon 63,400 euro të padeklaruara në Merdare

    Zj@rr në ishullin Salamina të Greqisë, dy të vďekur e katër të lënďuar

    Zj@rr në ishullin Salamina të Greqisë, dy të vďekur e katër të lënďuar

    Shumë nxehtë të enjtën, maksimalet deri në 33C e 36C

    Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, temperaturat deri në 34°C

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Abdixhiku shpalos 15 pikat e Qeverisë së Unitetit

12 Qershor 2025, 10:25
në Lajme
Abdixhiku shpalos 15 pikat e Qeverisë së Unitetit
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpalosur 15 pikat e Qeverisë së Unitetit, e propozuar për t’i dhënë fund bllokadës politike në vend, që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Më poshtë gjeni 15 pikat e kësaj qeverie tranzicioni:

1.Funksionalizimi i institucioneve kushtetuese dhe departiakizimi i tyre.

Përmbyllja e zgjedhjes së vendeve vakante në të gjitha institucionet e pavarura kushtetuese qe presin votimin e Kuvendit te Kosovës, është prioriteti i parë i unitetit gjithëpartiak. Theks i veçantë do t’i vihet zgjedhjes së anëtarëve te Gjykatës Kushtetuese, plotësimi i vendeve vakante, përmes një procesi te përshpejtuar zgjedhor në Kuvend, ne mënyrë qe te evitohet paralizimi i këtij institucioni.

Qeveria e Unitetit do të merret dhe me departiakizimi e institucioneve te pavarura, nëpërmjet emërimit të drejtuesve me kredibilitet profesional dhe etik ne të gjitha pozitat në të cilat sot ka ushtrues detyre. Pjesë e angazhimit do te jete dhe riformatimi i plotë i bordeve te institucioneve që i raportojnë Kuvendit, si dhe i ndërmarrjeve publike qendrore, me përfaqësues kredibile, apartiake, profesioniste dhe të paanshëm; duke i dhënë kështu subjekteve te pavarura frymëmarrje nga influenca partiake.

2.Rritja e pagave dhe zbatimi i Ligjit të Pagave

Rritja e pagave për mësimdhënësit, profesionistët shëndetësore, punonjësit e sigurisë dhe administratën shtetërore, duke rikthyer dinjitetin institucional të shërbimit publik është prioritet në periudhën kalimtare. Zbatimi i Ligjit te Pagave dhe i vendimit te Gjykatës Kushtetuese për pagesën e përvojës se punës.

  1. Pako emergjente për menaxhimin e krizës energjetike

Në fokus të veçante të Qeverisë do te jetë miratimi i një pakoje giithpërfshirëse për përballimin e krizës energjetike nga qytetarët e vendit, përfshirë mbështetje financiare për familjet me të ardhura te ulëta, heqjen e TVSH-së për energjisë elektrike, si dhe gjetjen e zgjidhjes së përshtatshme për sektorin privat ne drejtim te operimit te tyre ne treg te lirë.

  1. Nisja e projektit kombëtar të gazifikimit të Kosovës

Qeveria e Unitetit do të niste hartimin dhe miratimin e Planit Kombëtar te Gazifikimit të Kosovës. Fillimi i procedurave për ndërtimin e centralit me gaz, si dhe konceptprojekti për gazifikimin e Kosovës do të shërbejnë si zotime afatgjata politike të secilit subjekt në vend, pas periudhës kalimtare. Lidhja strategjike e Kosovës me rrjetin transrajonal të gazit natyror, në bashkëpunim me partnerët amerikane, si pjesë e transformimit afatgjatë të sektorit energjetik, është prioritet nacional i Kosovës.

5.Rindërtimi i partneritetit me BE-në dhe SHBA-në, rikthimi i politikës së jashtme aktive

Kthimi i besimit politik me BE-në dhe SHBA-në, përmes një qasjeje të përgjegjshme shtetërore, në funksion të heqjes së masave ndëshkuese dhe rivendosjes së marrëdhënieve strategjike me aleatët euroatlantike.

Në ketë drejtim, do të përgatitet një platformë unike shtetërore për dialogun me Serbinë, e ndërtuar mbi dakordimin e brendshëm politik dhe në koordinim me aleatët perëndimore, duke vënë ne fokus kushtetutshmërine e Kosovës, integritetin territorial si dhe sovranitetitn e plotë të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e vet.

Qeveria e Unitetit Kombëtar po ashtu do të ndërmarrë ristrukturimin e plotë të shërbimit diplomatik të Kosovës, duke rikthyer profesionalizmin dhe kështu duke shkëputur përfundimisht diplomacinë nga emërimet joprofesionale.

Në kontekstin e zhvillimeve të reja gjeopolitike, Kosova do të riafirmojë pozicionin e saj euroatlantik përmes angazhimit të drejtpërdrejtë me SHBA-në, BE-ne dhe NATO-n.

Në këte drejtim, do të ndërmerren hapa konkrete për zgjerimin e rrjetit diplomatik, hapjen e ambasadave në rajone strategjike, si dhe për krijimin e një diplomacie ekonomike e kulturore që promovon Kosovën në skenën ndërkombëtare, në veçanti në kryeqendrat botërore. Ne të njëjtën kohë, Kosova do te angazhohet fuqimisht ne organizata rajonale dhe globale si pjesë e një vizioni te ri për diplomacinë shtetërore që vepron, bind dhe ndërton aleanca të qëndrueshme.

6.Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e Kuvendit te Kosovës

Hapja e rrugës për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Kosovës me shtete partnere, organizata dhe institucione financiare ndërkombëtare, me qëllim implementimin e projekteve afatgjate.

  1. Fillimi i procesit te vettingut ne sistemin e drejtësisë

Qeveria e Unitetit Kombëtar do të ndërmarrë hapat e parë konkretë për fillimin e procesit te vettingut ne sistemin e drejtësisë; fillimisht nëpërmjet miratimit të infrastrukturës ligjore kushtetuese të nevojshme, dhe më pas me implementimin e pilot procesit të vettingut.

  1. Fillimi i projekteve me rëndësi të veçante

Qeveria e Unitetit, do të heqë të gjitha pengesat burokratike të projekteve madhore kombëtare. Prioritet të veçantë do t’i jepej projektit të Unazës së Jashtme të Prishtinës, ndërtimit të Spitalit të Ri të Kosovës; ndërtimit të Qendrës Kombëtare të Sportit, si dhe ndarjes së buxhetit për trajtimit të deponive të mbeturinave në tërë vendin.

Implementimi i të gjitha projekteve të mëdha kapitale, infrastrukturore, me theks të veçantë rrugët, magjistralet e autostradat ndërlidhëse mes qyteteve të Kosovës, do të kenë prioritet në gjithë periudhën kalimtare.

Këto projekte synojnë gjenerimin e punësimit, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e infrastrukturës publike.

.Reforma kushtetuese në funksion të stabilitetit institucional

Fillimi i një procesi gjithëpërfshirës për shqyrtimin e dispozitave kushtetuese që lidhen me funksionalitetin institucional, ndarjen e pushteteve dhe stabilitetin demokratik, do të jetë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për Qeverinë e Unitetit. Prioritet do t’i jepej krijimit nga Kuvendi i Kosovës të një komisioni ad-hoc, me përbërje profesionale dhe përfaqësim të gjerë politik, me mandat përgatitjen e propozimeve për reformë kushtetuese, me fokus te: a) përcaktimi i qartë i procedurave funksionale për konstituimin e Kuvendit; b) sigurimi i balancës dhe kontrollit efikas ndërmjet pushteteve; dhe e) evitimi i bllokadave institucionale.

  1. Fillimi i reformës në arsim Hartimi i Strategjisë Kombëtare të Reformës së Thellë të Arsimit, duke filluar nga riorganizimi i rrjetit të shkollave, deri te organizimi i mësimit tërë-ditor në qytetet e Kosovës. Kjo strategji, me t’u hartuar, do të shërbente si udhëzim i qeverisë e qeverive të ardhme të Kosovës, duke shprehur në thelb koncensusin e thellë politik mbi reformën e domosdoshme në fushën më të rëndësishme për brezat e ardhshëm.
  2. Përgatitjet institucionale për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Themelimi i mekanizmave ndërinstitucionale dhe nisja e procedurave për ndërtimin e infrastrukturës sportive, akomodimin dhe logjistiken për ngjarjen më të madhe ndërkombëtare që ka pritur ndonjëherë Kosova.

  1. Reforma Strategjike e Sigurisë dhe e Mbrojtjes Qeveria e Unitetit Kombëtar do të ndërmarrë një rishikim gjithëpërfshirës të sektorit të sigurisë dhe mbrojtjes. Ky proces do të fillojë me azhurnimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare dhe Strategjisë së Mbrojtjes, në përputhje me realitetet e reja rajonale dhe globale. Po ashtu, do të zhvillohet vlerësimi i kapaciteteve ekzistuese drejt ristrukturimit të organikave institucionale te institucioneve sigurisë, përfshirë Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Inteligjencës dhe agjencitë mbështetëse, me qellim rritjen e efikasitetit dhe ndërveprueshmërisë institucionale. Kosova do të forcoje kapacitetet për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtare, duke ndërtuar strategji të reja për integrim në NATO, intensifikim të bashkëpunimit në kuadër të Kartës së Adriatikut, si dhe anëtarësim të plotë ne INTERPOL dhe agjenci të tjera globale të sigurisë. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet adaptimit të teknologjive të reja për qëllime mbrojtjeje dhe inteligjence, përfshirë platformat digjitale, sistemet mbikëqyrëse dhe automatizimin në fushën e analizës se rrezikut. Në këtë frymë, siguria kibernetike do te këtë përparësi, për të mbrojtur infrastrukturën kritike kombëtare dhe për të ndërtuar kapacitete të qëndrueshme në mbrojtjen e hapësirës digjitale të Kosovës.
  2. Rishikimi i formulës për buxhetin e komunave

Ndryshimet e nevojshme legjislative, përfshirë ndarjen e një buxheti të veçante për adresimin e kërkesave të kontratës kolektive në të gjitha komunat dhe zgjidhja e këtij problemi të akumuluar në të gjithë vendin.

  1. Përgatitja për zgjedhje të rregullta dhe të lira demokratike brenda 10 muajve

Reformimi i procesit zgjedhor për rritjen e integritetit, gjithëpërfshirjes dhe besimit publik. Organizimi i zgjedhjeve parlamentare brenda 10 muajve, nën mbikëqyrje të brendshme dhe ndërkombëtare.

  1. Mekanizmi i transparencës dhe llogaridhënies për periudhën kalimtare

Themelimi i një mekanizmi të posaçëm monitorues, me pjesëmarrje të shoqërisë civile dhe mediave, për të raportuar çdo tre muaj mbi zbatimin e kësaj agjende qeverisëse.

Ky mekanizëm do të publikojë raporte periodike mbi progresin, pengesat dhe do të jetë garanci për qëllimin e përbashkët, një tranzicion të suksesshëm dhe transparent.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

163 sportistë, 21 sporte – Kosova bëhet gati për Taranto 2026, Kurti: Uroj sa më shumë medalje

163 sportistë, 21 sporte – Kosova bëhet gati për Taranto 2026, Kurti: Uroj sa më shumë medalje

10 orë më parë
100 mijë euro të padeklaruara kapen në Dheu të Bardhë

100 mijë euro të padeklaruara kapen në Dheu të Bardhë

10 orë më parë
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

11 orë më parë
Nga 1 qershori kompanitë e mëdha zgjedhin vet furnizuesin me energji elektrike

Incident në KEK, një punëtor lënďohet rëndë

11 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH