Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Reali triumfon ndaj Villarrealit, Vinicius përjashtohet me karton të kuq

    Reali triumfon ndaj Villarrealit, Vinicius përjashtohet me karton të kuq

    Kallas kundër pezullimit të sanksioneve ndaj Moskës: Nuk është koha për të lehtësuar presionin ndaj Rusisë

    Kallas kundër pezullimit të sanksioneve ndaj Moskës: Nuk është koha për të lehtësuar presionin ndaj Rusisë

    Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo

    Shiroka-Pula vlerëson rolin e Akademisë së Shkencave në ruajtjen e trashëgimisë kombëtare

    Haxhiu: Me peshë Kushtetuese dhe vullnetin e qytetarëve, do ta nderoj detyrën si Kryetare e Kuvendit

    Haxhiu kërkon dorëzimin e Radoiçiqit: Vendi i tij është para gjykatave të Kosovës

    Konjufca për FSK-në në G@za: Kosova sot kontribuon në paqen dhe sigurinë globale

    Reagon Konjufca: Daçiq kërcënon me Prizrenin, Radoiçiqi ecën i lirë – Serbia s’mund të pretendojë paqe

    Inspektorati i Mjedisit merr masa ndaj kompanive që punonin pa leje

    Inspektorati i Mjedisit merr masa ndaj kompanive që punonin pa leje

    Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Dancing with clouds”, të Profesor Afrim Spahiut

    Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Dancing with clouds”, të Profesor Afrim Spahiut

    Pa udhërrëfyes drejt BE-së: Çfarë tjetër rrezikon të humbasë Serbia?

    Pa udhërrëfyes drejt BE-së: Çfarë tjetër rrezikon të humbasë Serbia?

    Nis protesta në Bruksel, kërkohet drejtësi për çlirimtarët

    Nis protesta në Bruksel, kërkohet drejtësi për çlirimtarët

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

    Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve të Policisë dje

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    A e dini se Shqipëria dhe Turqia kanë një Traktat të Miqësisë së Përjetshme?

    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Policia e Kosovës: Pretendimet e Kishës Ortodokse Serbe janë të pavërteta

17 Korrik 2026, 20:18
në Lajme
Operacioni “Patenta”, sekuestrohen ar*më, 224 fi*shekë, mbi 20 mijë euro, telefona e kompjuterë
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë, profesional dhe të paanshëm të opinionit publik, hedh poshtë si të pabazuara pretendimet e publikuara në komunikatën e Eparkisë Rashkë-Prizren, sipas të cilave Policia e Kosovës zhvillon një politikë institucionale të presionit, diskriminimit apo frikësimit ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb dhe Kishës Ortodokse Serbe (KOS), transmeton KosovaPost.

“Pretendime të tilla nuk mbështeten në fakte, nuk pasqyrojnë realitetin e veprimtarisë së Policisë së Kosovës dhe krijojnë një perceptim të rremë mbi mandatin, përbërjen dhe mënyrën e funksionimit të institucionit”, thuhet në reagim.

Policia e Kosovës thekson se është institucion kushtetues dhe profesional, i themeluar mbi parimet e shtetit demokratik dhe sundimit të ligjit.

“Në përbërjen e saj shërbejnë zyrtarë policorë nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Republikën e Kosovës, përfshirë komunitetin serb, të cilët ushtrojnë detyrën mbi bazën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit për Policinë, Kodit të Etikës Policore dhe standardeve evropiane të zbatimit të ligjit”, thuhet më tej në reagimin e Policisë.

Vetë përbërja shumetnike e Policisë së Kosovës, mekanizmat e mbikëqyrjes civile dhe institucionale, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë, thuhet se e “përjashtojnë çdo pretendim se Policia e Kosovës vepron mbi baza etnike, fetare apo politike”.

Çdo veprim policor, sipas reagimit, ndërmerret ekskluzivisht mbi bazën e ligjit dhe përgjegjësisë individuale.

“Respektimi dhe garantimi i lirisë së besimit është një ndër detyrimet themelore të Policisë së Kosovës. Për më shumë se një dekadë, Policia e Kosovës ka garantuar zhvillimin e sigurt të qindra ceremonive fetare, pelegrinazheve dhe aktiviteteve të Kishës Ortodokse Serbe në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, konsideron Policia në reagimin e saj.

Çdo vit, thuhet se hartohen dhe zbatohen plane operative të detajuara për sigurimin e këtyre aktiviteteve, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, KFOR-in dhe institucionet e tjera relevante.

Ky bashkëpunim shumëvjeçar, sipas Policisë së Kosovës, përbën dëshmi konkrete të përkushtimit institucional të Policisë së Kosovës për garantimin e ushtrimit të lirë të besimit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve fetare.

“Edhe ceremonia e 28 qershorit 2026 në Gazimestan është zhvilluar mbi bazën e një plani të posaçëm operacional të hartuar nga Policia e Kosovës. Ceremonia është zhvilluar pa ndërhyrje dhe pa pengesa nga Policia e Kosovës. Veprimet policore të ndërmarra pas përfundimit të ceremonisë nuk kanë qenë të drejtuara ndaj besimtarëve, identitetit serb apo riteve fetare. Masat policore janë ndërmarrë vetëm ndaj personave për të cilët kanë ekzistuar dyshime të arsyeshme për sjellje që përbënin elemente të nxitjes së urrejtjes, provokimit ose cenimit të rendit publik”, thuhet në reagim.

Vendimet për gjoba, dëbim apo ndalim hyrjeje, sipas Policisë, nuk janë marrë nga Policia e Kosovës, por nga organet kompetente administrative dhe gjyqësore, bazuar në dëshmitë për secilin rast veç e veç.

“Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe fetare përbën një nga përgjegjësitë më të rëndësishme të Policisë së Kosovës. Pas transferimit të përgjegjësive nga KFOR-i, Policia e Kosovës mori përgjegjësinë për sigurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare, duke dëshmuar kapacitet profesional dhe institucional në ushtrimin e këtij mandati.”

Për realizimin e këtij misioni, Policia e Kosovës ka themeluar Drejtorinë për Sigurimin e Objekteve të Trashëgimisë Kulturore (DSOTK). DSOTK-ja, siç sqaron Policia, përbëhet nga pjesëtarë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Republikën e Kosovës, ku mbi 16 për qind e tyre i përkasin komunitetit serb, ndërsa në krye të saj është një major nga komuniteti serb.

“Aktualisht janë 24 objekte të TKF-së serbe që sigurohen 24/7 nga pjesëtarë të PK-së. Varrezat e të gjitha minoriteteve mbikëqyren në baza ditore nga Policia e Komunitetit dhe për secilën prej tyre ekziston dosje e veçantë që monitorohet nga policët sektorialë – policët e komunitetit. Sa u përket rasteve ku përfshihen objekte të TKF-së, ofrohen të dhënat zyrtare në vijim: Gjatë vitit 2024 janë evidentuar 53 raste në TKF; 34 raste ose 64% kanë ndodhur në objektet myslimane, 16 raste ose 30% në ato ortodokse dhe 3 raste ose 6% në ato katolike. Në vitin 2025 janë evidentuar 35 raste në TKF; 22 raste ose 63% kanë ndodhur në objektet myslimane, 10 raste ose 29% në ato ortodokse dhe 3 raste ose 8% në ato katolike. Gjatë periudhës janar-qershor 2026 janë evidentuar 34 raste në TKF; 27 raste ose 79% kanë ndodhur në objektet myslimane, 5 raste ose 15% në ato ortodokse dhe 2 raste ose 6% në ato katolike”, sqaron policia.

Natyra e rasteve që lidhen me TKF-në, në shumicën dërrmuese të rasteve, sipas Policisë, lidhet me përfitime pasurore (vjedhje dhe vjedhje të rënda).

“Po ashtu, në komunikatën e Eparkisë përmendet një rast në një fshat të Podujevës. Lidhur me këtë rast, më 21.05.2025, Policia ka iniciuar rastin ‘Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit’. Të gjitha veprimet lidhur me rastin janë marrë në koordinim me organet e drejtësisë. Prokurorja e rastit, me aktvendim, të dyshuarit i ka liruar në procedurë të rregullt dhe ka udhëzuar vazhdimin e hetimeve në koordinim me institucionet përkatëse rreth pretendimeve se kujt i përket pronësia e kishës”, thuhet në reagim.

Sa u përket rasteve që lidhen me motive të mundshme ndëretnike, këto raste trajtohen në vazhdimësi me paanshmëri dhe profesionalizëm, thuhet më tej. Rastet e tilla ndër vite kanë ardhur duke rënë. Kështu, sipas Policisë, në vitin 2023 janë evidentuar 31 raste, në vitin 2024 janë evidentuar 25 raste, ndërsa në vitin 2025 janë evidentuar 5 raste.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë të ofrojë siguri për të gjitha komunitetet pa dallim, të ofrojë siguri për objektet e TKF-së dhe fton qytetarët që, ashtu si deri më tani, të bashkëpunojnë me Policinë, në mënyrë që të ruhet dhe të rritet siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës”, thuhet në fund të reagimit të Policisë së Kosovës.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Reali triumfon ndaj Villarrealit, Vinicius përjashtohet me karton të kuq

Reali triumfon ndaj Villarrealit, Vinicius përjashtohet me karton të kuq

2 orë më parë
Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt një lu*fte të madhe, por i ndala (VIDEO)

Trump i drejtohet Zelenskyt: Ukrainës i duhet një udhëheqës i ri për marrëveshje

4 orë më parë
Kallas kundër pezullimit të sanksioneve ndaj Moskës: Nuk është koha për të lehtësuar presionin ndaj Rusisë

Kallas kundër pezullimit të sanksioneve ndaj Moskës: Nuk është koha për të lehtësuar presionin ndaj Rusisë

4 orë më parë
Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo

Shiroka-Pula vlerëson rolin e Akademisë së Shkencave në ruajtjen e trashëgimisë kombëtare

5 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH