Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit. Ajo mori 62 vota për, 16 ishin kundër dhe 13 abstenuan. Haxhiu do ta udhëheqë legjislaturën e 11-të të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Nis vazhdimi i seancës konstituive
Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Në këtë seancë pritet të hidhen në votim zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, ndërsa partitë politike kanë paralajmëruar qëndrimet e tyre për procesin.


























