Ambasadori Hill: Serbia ishte konstruktive dhe e gatshme për marrëveshje, shpresoj të jenë edhe të tjerët

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Në një shkrim në Twitter, ai ka thënë se marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë.

Sipas tij Serbia ka shprehur konstruktivitet dhe ishte e gatshme për marrëveshje, ndërkaq shpreson që një gjë të tillë të bëjnë të gjitha palët.

“Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë. Mendoj se Serbia është e gatshme dhe konstruktive, dhe shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit në negociata të veprojnë njësoj”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të pranojë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se ka biseduar me Kurtin për këtë çështje të martën.

“Një temë kyçe ka qenë partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, shkroi Chollet në Twitter.

Ai tha se me Kurtin ka biseduar edhe për çuarjen përpara të diskutimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Marrëveshja për krijimin e këtij asociacioni është arritur qysh në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga BE-ja, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika