‘The Mirror’ i ka kushtuar një artikull sulmeve ruse në Ukrainë, ndërsa ka sjellë në vëmendje luftën e popullit ukrainas, mbështetjen e SHBA, BE, si edhe shteteve të tjera të cilat ka dënuar agresionin rus.
Ndërsa sulmet ruse vijojnë thirrjet që ndaj presidentit rus Vladimir Puti të zhvillohet një gjyq për pushtimin që po bën ndaj Ukrainës janë në rritje.
Ndërkohë Ukraina iu afrua një katastrofe bërthamore pasi forcat ruse sulmuan termocentralin më të madh bërthamor në Europë.
Goditja në uzinën e Zaporizhzhia ngjalli frikën për një katastrofë radioaktive.
Ish-kryeministri Gordon Broën tha se duhet të ngrihet një gjykatë e re për të dënuar veprimet e liderit rus.
Ndërkohë policia britanike po ndihmon një hetim për krimet e luftës ndaj Putinit, ndërsa është vendosur një shpërblim prej 1 milion dollarësh për arrestimin ose eliminimin e tij.
Kujtojmë se Putin u akuzua për “terrorizëm bërthamor” për sulmin e tmerrshëm.
Biznesmeni rus Alex Konanykhin, 55 vjeç, ofroi një shpërblim prej 1 milion dollarësh për arrestimin e Putinit pasi blloqet e banesave të pushtuara, shkollat dhe ndërtesat administrative u vunë sërish në shënjestër të predhave sot.
Dhe zëvendëskryeministri Dominic Raab paralajmëroi se sulmet do të bëhen “gjithnjë e më barbare” pasi Moska rrit sulmet e saj në Ukrainë.
Boris Johnson sulmin në centralin bërthamor e quajti sulmin “të pamatur” dhe se me këtë vendim kishte kërcënuar sigurinë e të gjithë Evropës.
Kryeministri zbuloi se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i telefonoi atij për të deklaruar se një sulm në një termocentral bërthamor është një çështje e shëndetit dhe sigurisë së përbashkët evropiane.
Për fat të mirë, nuk pati asnjë rrjedhje radioaktive pas sulmit dhe zjarrit , zbuloi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi.
Por ai e përshkroi situatën në terren si të rrezikshme.
Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi se Moska ka të ngjarë të sjellë armë më të rëndë, ndërsa konflikti brutal intensifikohet.
Ai akuzoi Rusinë për hedhjen e bombave thërrmuese dhe parashikoi më shumë vdekje dhe shkatërrim.
Stoltenberg tha: “Ne kemi parë përdorimin e bombave dhe kemi parë raporte të përdorimit të llojeve të tjera të armëve që do të ishin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba akuzoi trupat ruse për përdhunimin e grave ukrainase.
Ndërkohë predha, raketa dhe artileri gjithashtu vazhduan të binin në Kiev, Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol.
Pamjet dolën nga rrënojat e djegura të një blloku banesash në Chernihiv, duke treguar trupa të gjakosur të shpërndarë në tokë.
Rrethimi i Mariupolit, në jug nuk u përparua pavarësisht pretendimeve se do të krijoheshin korridore humanitare për të lejuar civilët të dilnin.
Qyteti ka tre ditë pa energji, ujë dhe ngrohje.
Nëse Rusia mund të marrë Mariupolin, atëherë pjesë të mëdha të ushtrisë ukrainase në rajonin e Donbasit janë në rrezik.
Qeveria e Kievit njoftoi sot se më shumë se 2000 civilë janë vrarë.Ballkan.web.