Policia e Kosovës ka arrestuar Dardan Molliqaj i cili ishte në kërkim pasi kishe sulmuar një polic gjatë protestës të së shtunës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, shkruan KosovaPost.
Pas arrestimit të kreut të PSD-së Dardan Molliqaj, ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai ka thënë se ky arrestim ka hije të një hakmarrjeje politike, për të cilin si akt ka thënë se për të dhe LDK-në është i papranueshëm.
Ndersa, Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se mënyra se si është arrestuar kreu i PSD-së, Daradan Molliqaj nga Policia e Kosovës nuk shihen në demokraci.
Ai ka thënë se ky është një lajm i keq për demokracinë. Përmes një reagimi në Facebook, ai ka shprehur bindjen se po të kishte ftesë për Molliqaj, ai do të lajmërohej në polici.
Edhe Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas arrestimit të Dardan Molliqaj sonte nga Policia e Kosovës.
Ai në RTK ka thënë se Policia e Kosovës dhe Prokuroria i ka procedurat e parapara për këto raste nëse ka shkelje të ligjit.
“Policia e Kosovës dhe Prokuroria i ka procedurat e parapara për këto raste nëse ka shkelje të ligjit, mendoj se nuk kanë mund ta arrestojnë, por kanë mund ta dërgojnë një ftesë. Çështja e arrestimit është pak e çuditshme për mua. Kauza e protestës ishte mjaft e drejtë për rritjen e shtrenjtimit të rrymë”, tha Haradinaj./KosovaPost/