Dy anëtarët e Kryesisë së LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti, kanë bojkotuar mbledhjen ku u votua për bashkëpunimin me ish-Presidenten Vjosa Osmani, përcjell KosovaPost.
Në fotot e mbledhjes të publikuara nga Abdixhiku, ata nuk shihen askund.
Kryesia e LDK’së, në një mbledhje që mbajti me kryetarët e degëve, i dha dritën e gjelbër bashkëpunimit me ish-Presidenten Vjosa Osmani, për të garuar në një listë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Por, në mbledhje, munguan dy prej figurave kryesore të kësaj partie, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.
Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, publikoi foto nga mbledhja, ku bie në sy mungesa e dyshes.
“Nga takimi i përbashkët i Kryesisë me Degët. Po bashkohemi! Do të bashkohemi! LDK përgjithmonë! ”, shkroi Abdixhiku.


























