Ish kryediplomati i Kosovës Enver Hoxha, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, i ka dhënë disa “instruksione” se si të sillet pala kosovare përballë asaj serbe në Bruksel, transmeton Kosova Post.
“Sot mbahet takimi në Bruksel dhe askush s’e di nëse delegacioni i Kosovës ka ndonjë platformë në letër!” – ka shkruar Hoxhaj, duke e shpalosur një strategji prej tri pikash, të cilën e ka shtjelluar, te ky postim.
“Së pari, me këtë veprim a do të zbatojë Qeveria të gjitha marrëveshjet e nënshkruara apo vetëm këtë të lëvizjes së lirë? Rezultatet e dialogut nuk janë një lloj tryeze suedeze ku përzgjedhja për zbatim varet nga shijet indivduale dhe inspirimi i çastit.
Së dyti, Kosova mund të marrë mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë për situatën në veri të vendit dhe të përfitojë nga dialogu nëse e prezanton një platformë për dialog, ku kryetema është njohja e ndërsjellë si marrëveshje përfundimtare! Jo më dialog teknik, por vetëm marrëveshje finale në mes të dy shteteve. Këtu varet se a ka Qeveria vizion, vullnet dhe vendosmëri për këtë temë!
Së treti, situata e re në pikat kufitare duhet të shoqërohet me krijimin e fakteve në terren dhe në diplomaci aktive për të siguruar mbështetje të shteteve vendimmarrëse në NATO dhe në BE” – ka shkruar ai, transmeton Kosova Post.
Ky është postimi i plotë i tij: