Bekim Jashari i është drejtuar opinionit publik me një status në rrjetin social Facebook, transmeton Kosova Post.
Sipas tij, zgjedhjet në Skenderaj janë përcjellë me një varg parregullsish.
“…kemi raportuar për parregullsi të mëdha si blerje votash, shantazhe e presion tek votuesit” – shkruan ai ndër të tjera.
Ky është statusi i tij i plotë:
“Të nderuar qytetarë,
Mbështetja juaj në çdo takim, sondazhet e Exit Polleve në njërën anë dhe rezultati zgjedhor sipas KQZ-së, është me mospërputhje të mëdha.
Gjatë ditës kemi raportuar për parregullsi të mëdha si blerje votash, shantazhe e presion tek votuesit.
Nga vëzhguesit tonë në vendvotime deri me tani janë raportuar për raste të fletëvotimeve të pa vulosura në rreth 11 Qendra të Votimit, situatë kjo e cila dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si “treni bullgar”.
Po ashtu mungesa e komisionerëve nga subjekti jonë politik ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë votën tonë.
Idealit dhe Drenicës duket se me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja nga ata që janë pasuruar duke vjedhur Kosovën.
Pas mbledhjes së fakteve të shumta për manipulime do të kërkojmë drejtësi për manipulimet e bëra në këto zgjedhje në Skenderaj.
Ne do të presim numrin e votës se fundit për të dalur me njoftimin e ri.
I juaji çdo herë Bekim Jashari!”