Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka publikuar disa fotografi nga punimet që po bëhen në vendin ku do të ndërtohet Xhamia Qendrore, transmeton KosovaPost.
“#XhamiaQendrorePrishtinë Foto të realizuar sot nga fotografi ynë Metush Mziu në vendpunishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë”, ka qenë përshkrimi që BIK u ka vënë këtyre fotografive.
Ndryshe, BIK është pajisur me leje ndërtimore për këtë xhami këtë vit.