Besnik Bislimi, Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës, sot ka raportuar para Komisionit për Politikë të Jashtme, shkruan Kosova Post.
Ndër të tjera ai është pyetur edhe rreth çështjes së liberalizimit të vizave. Ai ka thënë se Holanda dhe Franca janë dy ndër vendet evropiane të cilat po vijojnë ta kundërshtojnë një gjë të tillë.
“Jo zyrtarisht na është thënë që duhet të punojmë edhe me Danimarkën dhe Belgjikën, por na është thënë jo zyrtarisht”, ka thënë Bislimi.
Pjesa tjetër e raportimit, ka vijuar me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave, me kërkesën e vetë zëvendëskryeministrit./KosovaPost/