Boksieri kosovar, Shpetim Bajoku ka nisur mbarë Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Ai ka shënuar fitoren e parë.
Ai mundi me vendim unanim tunizianin, Abdesalem Sassi, kategoria -63 kg.
Meçi u përcolla edhe nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe zëvendësministrja, Daulina Osmani.
“I urojmë fat dhe suksese Bajokut në luftën për medalje”, ka shkruar Komiteti Olimpik I Kosovës.