Në fshatin Raushiq të Pejës, ka ndodhur një tentim vrasje. Sipas raportit policor, një veturë e cila ishte në lëvizje me dy persona brenda është goditur me breshëri plumbash, transmeton Kosova Post.
Si pasojë e këtij sulmi dy persona janë lënduar dhe po marrin trajtime mjekësore, njëri në Spitalin e Pejës, kurse tjetri në QKUK në Prishtinë.
“Fsh. Raushiq, Pejë 25.12.2021 – 23:25. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë informuar se nga persona të pa njohur është qëlluar –shtënë me armë zjarri vetura e tyre (që ishte në lëvizje) dhe si pasojë viktimat janë lënduar. Njëri nga viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.