“Së pari faleminderit shumë i dashur Edi, faliminderit për motin edhe pse vërtet me shi, por e ngrohte edhe për këtë mikpritje kaq kreative për Samiti e Komuniteti Politik Europian. Titulli i takimit të sotëm është vërtet me vend “Një Europë e re në një botë të re”, dhe unë mendoj se është vërtet e rëndësishme. Pra çfarë është Europa, roli i saj në këtë botë të re. Pa Luftë së dytë Botërore ne ndërtuam një rend të ri botëror bazuar te harta e OKB, te e drejta ndërkombëtare si dhe te bashkëpunimi tregtar ndërkombëtar…
Duhet të jemi të bashkuar dhe Europa duhet t’i a dalë të sjellë një paqe afatgjatë për Ukrainën. Siguria juaj është edhe siguria jonë i dashur Vladimir, shkruan oranews.al. Duhet t’ia dalim mbanë për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme, nëse nuk e bëjmë, minohet siguria jo vetëm e Europës por edhe autoriteti i saj “, tha Costa.