Deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se koordinimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndalë planet ruse në Ballkan.
Sipas Berishës, Putini është në luftë të hapur kundër ShBA-ve.
“Aktualisht sipas zhvillimeve në Ukrainë dhe ofensivës ukrainase, Putin për të shpëtuar rajonet e aneksuara atje, do ta fus Serbinë direkt në luftë. Si ushtarak, besoj se lokaliteti më i mundshëm është Kosova. Deklarata e kryeministres së Serbisë Bernabiç, se “1244, lejon forcat e Serbisë të vendosen në Kosovë”, gjoja për mbrojtur serbët e rrezikuar, është deklaratë e stisur nga Moska!” deklaroi ai.
Berisha e sheh të arsyeshme që institucionet e Republikës së Kosovës të shpallin gjendje të koordinimit të ngushtë me ShBA-në.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
Koordinimi me SHBA – ndalë planet ruse në Ballkan.
Putin është në luftë të hapur kundër SHBA-vë!
Aktualisht sipas zhvillimeve në Ukrainë dhe ofensivës ukrainase, Putin për të shpëtuar rajonet e aneksuara atje, do ta fus Serbinë direkt në luftë. Si ushtarak, besoj se lokaliteti më i mundshëm është Kosova. Deklarata e kryeministres së Serbisë Bernabiç, se “1244, lejon forcat e Serbisë të vendosen në Kosovë”, gjoja për mbrojtur serbët e rrezikuar, është deklaratë e stisur nga Moska!
Shkalla e rrezikut është e lartë, prandaj institucionet e Republikës së Kosovës do të duhej ta shpallin gjendjen e koordinimit më të ngushtë me SHBA-të në mënyre që të shmangen planet ruse në Ballkan.