Protagonisti nga radhët e Vetëvendosjes Besim Muzaqi, i cili u përplas me deputetët opozitarë, në seancën e sotme, ka reaguar nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, shkruan Kosova Post.
Muzaqi e fillon statusin me konstatimin se:
“Një opozitë si kjo, pa kauzë e pa ide! Një PDK që në mungesë të argumentit vjell vrer e ofendon secilin.”
Deputetët e opozitës e akuzuan Donika Gërvallën për paraqitjet e dobëta në arenën ndërkombëtare, sidomos për disa deklarata të vjetra të saj të thëna para disa vitesh. Por ajo iu kundërpërgjigj atyre, çka nxiti tensione në kuvend. N
Një ndër çështjet të cilat përndezi debatin, ishte edhe çështja e Gjykatës Speciale.
Por për këtë çështje deputeti Muzaqi iu thotë opozitarëve:
“Mos u turrni me yrysh e me gjuhë analfabetësh funksional sepse as nuk ua kemi frikën as respektin!”
Emri i deputetit Muzaqi u lakua ndër ata që u përfshinë në përplasje direkte me disa deputetë opozitarë. Disa prej këtyre të fundit, nuk kursyen as fjalë fyese. Ky është statusi i plotë i Muzaqit: