Rasti i dhunimit të së miturës në Skenderaj, ka marr një kthesë tjetër ligjore, transmeton Kosova Post.
Sipas policisë, prokurori i rastit ka vendosur që të dyshuarin ta liroj, e ta procedojë në procedurë të rregullt.
“Skenderaj shtator 2021 – NN. Në lidhje me rastin me datë 22.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka se ka dhunuar seksualisht të miturën, viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar që të marr tretman mjekësor.”
Në raportin 24 orësh të policisë, po ashtu thuhet se:
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.”/KosovaPost/