Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik të Delfit në Athinë të Greqisë.
Lajçak ka shkruar se veç tjerash në këtë forum ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në Forumin e Delfit në Athinë këtë mëngjes, unë fola për BE-në në Ballkanin Perëndimor, perspektivat e zgjerimit, bashkëpunimin BE-ShBA dhe dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
At the #DelphiForum in Athens this morning, I spoke about the 🇪🇺 in the Western Balkans, enlargement prospects, EU-US cooperation and the Belgrade-Pristina Dialogue. pic.twitter.com/UqMS7NSydg
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 14, 2021