Një person në fshatin Makovc të Prishtinës, ka raportuar në polici se si pasojë e zjarrit në rrethana të panjohura, i janë djegur dy automjete të parkuara në oborr.
Policia bëri të ditur se zjarri është lokalizuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se si pasoj e zjarrit në rrethana të panjohura, i janë djegur dy automjete të parkuara në oborr. Njësit relevante policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.